Hassan Nasrullah:  Palestinezët janë kombi më i shtypur
(last modified Sun, 14 Jul 2024 08:17:30 GMT )
Korrik 14, 2024 10:17 Europe/Tirane
  • Hassan Nasrullah:  Palestinezët janë kombi më i shtypur

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit tha se shtypja e kombit palestinez është e qartë dhe e dukshme por askush nuk mund ta godasë atë.

Sipas IRNA, Sejed "Hassan Nasrullah", Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, shtoi se detyra e kësaj lëvizjeje është të luftojë armikun sionist derisa të ndalojë sulmi brutal ndaj Palestinës. Nasrullah theksoi se mbështetja e Libanit për popullin palestinez është të largojë armikun sionist nga rajoni i Gazës. Në muajt e fundit, pas krimeve të tmerrshme të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe gjenocidin ndaj palestinezëve në këtë rajon, Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara, gjë që ka shkaktuar frikë tek sionistët që jetojnë në këto zona. Ndërkohë, të shtunën, regjimi sionist bombardoi qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 71 persona dhe plagosur 289 të tjerë. “Stefan Dujarric”, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, njoftuar më parë kishte se asnjë vend në Gaza nuk është i sigurt dhe se duhet bërë më shumë përpjekje për të mbrojtur civilët. Sipas statistikave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, si pasojë e sulmeve të regjimit sionist që nga 7 tetori, në Rripin e Gazës kanë rënë dëshmorë 38 mijë e 443 persona dhe janë plagosur 88 mijë e 481 palestinezë.

Tags