Vazhdojnë protestat e sionistëve kundër politikave të Netanyahut
Vazhdojnë demonstratat e kolonëve sionistë kundër politikave të kabinetit dhe kryeministrit të regjimit sionist.
Gazeta izraelite “Yediot Aharonot” shkruante se kolonët sionistë u mblodhën në rrugën “Ayalon” të Tel Avivit në shenjë proteste kundër politikave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Protestuesit sionistë kanë kërkuar rrëzimin e kabinetit të Netanyahut dhe kthimin e menjëhershëm të të burgosurve sionistë nga Rripi i Gazës.
Edhe më herët, territoret e pushtuara palestineze kanë dëshmuar shumë herë demonstrata të ngjashme proteste nga kolonët sionistë.
Me vazhdimin e luftës kundër Rripit të Gazës dhe dështimin e regjimit sionist për të arritur ndonjë përfitim ushtarak, kritikat kundër Netanyahut dhe kabinetit të tij janë intensifikuar në territoret e pushtuara.