Ndalohen 99 emigrantë të paligjshëm në bregdetin e Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160542-ndalohen_99_emigrantë_të_paligjshëm_në_bregdetin_e_turqisë
Të shtunën, rojet bregdetare turke ndaluan 99 emigrantë të paligjshëm në brigjet e rajonit Didim, në provincën Aydin, në perëndim të vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 20, 2024 20:59 Europe/Tirane
  • Ndalohen 99 emigrantë të paligjshëm në bregdetin e Turqisë

Të shtunën, rojet bregdetare turke ndaluan 99 emigrantë të paligjshëm në brigjet e rajonit Didim, në provincën Aydin, në perëndim të vendit.

Komanda e Rojës Bregdetare njoftoi përmes një deklarate se ekipet e Rojës Bregdetare në rajon kanë mundur të identifikojnë një varkë gomone me emigrantë të paligjshëm në bord.

Deklarata shtoi se ekipet e rojës bregdetare fillimisht ndaluan varkën që transportonte emigrantët e paligjshëm.

Sipas Rojës Bregdetare Turke, nga 99 emigrantë të paligjshëm të ndaluar, 34 janë fëmijë. Pas përfundimit të procedurave ligjore, këta emigrantë i janë dorëzuar Departamentit të Emigracionit të qytetit Aydin.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe janë paraqitur në organet e drejtësisë turke.