Martirizohen 11 palestinezë në sulmet ajrore izraelite në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160562-martirizohen_11_palestinezë_në_sulmet_ajrore_izraelite_në_gaza
11 palestinezë janë martirizuar pas sulmit ajror të mëngjesit të së dielës nga regjimi sionist në qendër të Gazës. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2024 05:45 Europe/Tirane
  • Martirizohen 11 palestinezë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

11 palestinezë janë martirizuar pas sulmit ajror të mëngjesit të së dielës nga regjimi sionist në qendër të Gazës. 

Sipas raportit të IRNA nga agjencia e lajmeve palestineze Sama, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan 2 shtëpi banimi në kampet Al-Brij dhe Al-Nusirat të vendosura në qendër të Gazës. Në këto sulme, 11 palestinezë, duke përfshirë disa gra dhe fëmijë, ranë martir dhe disa të tjerë u plagosën. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës publikoi statistikat më të fundit të dëshmorëve dhe të plagosurve të krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe njoftoi se që nga fillimi i operacionit “Stuhia Al-Aksa”, në këtë zonë kanë rënë dëshmorë 38 mijë e 882 persona. Pas më shumë se 9 muajve të luftës së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, kjo luftë, e cila u nis me dy qëllime për shkatërrimin e lëvizjes Hamas dhe kthimin e robërve sionistë më 7 tetor 2023 (15 Meh 1402), ende nuk ka arritur qëllimet e saj. Një lajm tjetër është se dje në Helsingborg të Suedisë është mbajtur një marshim i madh në mbështetje të popullit të shtypur të Gazës dhe dënimin e krimeve të ushtrisë sioniste. Kjo demonstratë u mbajt në qytetin Helsingborg të Suedisë me praninë e një numri të madh të njerëzve të këtij vendi. Demonstruesit dënuan njëzëri krimet e kryera nga okupatorët e Kodsit kundër popullit të Gazës dhe kërkuan fundin e gjenocidit ndaj palestinezëve.