Vazhdon bombardimi i çmendur i Nusiratit nga avionët sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160576-vazhdon_bombardimi_i_çmendur_i_nusiratit_nga_avionët_sionistë
Në ditën e 289-të të luftës së Gazës, ushtria okupatore izraelite vazhdoi të sulmojë zona të ndryshme të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2024 17:32 Europe/Tirane
  • Vazhdon bombardimi i çmendur i Nusiratit nga avionët sionistë

Në ditën e 289-të të luftës së Gazës, ushtria okupatore izraelite vazhdoi të sulmojë zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Burime palestineze njoftuan për bombardimin e rëndë të kampit Nusirat në qendër të Gazës nga avionët e regjimit sionist. Mëngjesin e sotëm, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan dy shtëpi banimi në kampet al-Brij dhe al-Nusirat të vendosura në qendër të Rripit të Gazës, duke vrarë 11 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë dhe duke plagosur disa të tjerë. Gjithashtu, si pasojë e bombardimit të një shtëpie në vendbanimin Bani Soheila në lindje të Khan Yunisit, një grua është martirizuar dhe disa të tjerë janë plagosur. Ushtria sioniste shkatërroi ndërtesa banimi në lagjen al-Qashout në jug të qytetit Rafah. Burime spitalore bënë të ditur se që nga mëngjesi i sotëm numri i dëshmorëve në zona të ndryshme të Gazës është rritur në 22. Kjo është ndërkohë që situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet çdo ditë e më shumë si pasojë e bombardimeve të pandërprera të pushtuesve dhe shkatërrimit të infrastrukturës, përfshirë ndërtesat, shkollat ​​dhe qendrat shëndetësore. Ndërkohë evakuimi i detyruar në Gaza krijon një krizë humanitare dhe përkeqëson situatën katastrofike humanitare. Në të njëjtën kohë, luftëtarët palestinezë të rezistencës gjatë një beteje të rëndë në qytetin "Rafah" në jug të Rripit të Gazës u dhanë goditje të rëndë armikut sionist. Përplasje të ashpra mes rezistencës palestineze dhe regjimit sionist ka pasur në zonat Tal al-Sultan, Tal Zorab dhe lagjen Al-Saudi, si dhe në zonën Barksat në perëndim të Rafahut. Forcat palestineze të rezistencës i kanë dhënë një goditje vdekjeprurëse forcave pushtuese sioniste në Rripin e Gazës dhe kanë vrarë një numër të madh prej tyre.