Reagimi i mediave sioniste ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
(last modified Sun, 21 Jul 2024 19:02:55 GMT )
Korrik 21, 2024 21:02 Europe/Tirane
  • Reagimi i mediave sioniste ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Një media sioniste vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi natyrën pushtuese të Izraelit e konsideroi si një fitore të madhe ligjore për lëvizjet e bojkotit kundër Tel Avivit.

Gazeta sioniste “Yediot Aharnot” vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me paligjshmërinë e pushtimit e cilësoi si realizim të një skenari të cilit Izraeli i ka pasur gjithmonë frikë. Kjo media sioniste vuri në dukje vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit izraelit të luftës Yoav Galant dhe e vlerësoi këtë çështje si një arritje për rezistencën palestineze në fushën ligjore. Yediot Aharnot vuri në dukje kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë drejtuar Izraelit për t'i dhënë fund pushtimit të Palestinës dhe shkroi:  Kjo ishte një fitore e madhe ligjore për lëvizjen e bojkotit kundër Izraelit. Yediot Aharnot gjithashtu informoi për mundësinë e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për bashkëpunimin e sigurisë dhe shitjen e armëve në Izrael dhe shtoi: Sipas ligjeve ndërkombëtare, tregtia me vendet që shkelin të drejtat e njeriut është e ndaluar dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të dëmtojë tregtinë e Izraelit me vendet e botës.