Demonstrata kundër Netanyahut në aeroportin Ben Gurion
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160588-demonstrata_kundër_netanyahut_në_aeroportin_ben_gurion
Para vizitës së kryeministrit të regjimit sionist në Uashington, protestuesit sionist zhvilluan një demonstratë proteste në aeroportin Ben Gurion.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 22, 2024 09:06 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër Netanyahut në aeroportin Ben Gurion

Para vizitës së kryeministrit të regjimit sionist në Uashington, protestuesit sionist zhvilluan një demonstratë proteste në aeroportin Ben Gurion.

Sipas Al Jazeera, kolonët sionistë mbajtën një demonstratë proteste kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv.  Kjo demonstratë u mbajt pak para vizitës së Netanyahut në Uashington dhe protestuesit sionistë kanë kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet regjimit sionist dhe rezistencës palestineze në Rripin e Gazës. Gazetari i Al Jazeera raportoi se organizatat sioniste që mbështesin marrëveshjen kanë vendosur pankarta në aeroportin Ben Gurion kundër Netanyahut dhe e kanë akuzuar atë për neglizhencë dhe lënien e të burgosurve sionistë në fatin e tyre.  Gjithashtu, mediat e regjimit sionist bënë të ditur se policia e këtij regjimi dërgoi forca ndihmëse dhe spërkatës uji për t'u marrë me protestuesit sionist në aeroportin Ben-Gurion. Duhet theksuar se me vazhdimin e luftës kundër Rripit të Gazës dhe mungesën e ndonjë arritjeje ushtarake nga regjimi sionist, kritikat në territoret e pushtuara ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kabinetit të tij janë intensifikuar.