Sëmundjet mendore në ushtrinë sioniste rriten gjashtëfish
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160606-sëmundjet_mendore_në_ushtrinë_sioniste_rriten_gjashtëfish
Një media sioniste ka publikuar statistika të reja për një rritje të ndjeshme të numrit të ushtarëve me sëmundje mendore në ushtrinë sioniste.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2024 17:19 Europe/Tirane
  • Sëmundjet mendore në ushtrinë sioniste rriten gjashtëfish

Një media sioniste ka publikuar statistika të reja për një rritje të ndjeshme të numrit të ushtarëve me sëmundje mendore në ushtrinë sioniste.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, gazeta sioniste "Haaretz" shkroi: "Numri i ushtarëve izraelitë që kanë kërkuar ndihmë psikologjike që nga Operacioni 'Stuhia Al-Aksa' më 7 tetor 2023, është rritur 6 herë dhe numri i ushtarëve izraelitë që kanë menduar për vetëvrasje ose që kanë kërcënuar për të kryer vetëvrasje në 9 muajt e fundit, është rritur me 145 përqind."

Më shumë se 1000 rezervistë izraelitë po marrin aktualisht shërbime të shëndetit mendor dhe kujdes të posaçëm mjekësor të lidhur me të dhe numri i njerëzve që kanë përfituar nga këto shërbime është më shumë se 2000 persona.

Kjo media sioniste shtoi: "Problemet mendore të ushtarëve izraelitë nuk kufizohen vetëm tek ata; ato janë përhapur edhe në familjet e tyre gjithashtu."

Në një reportazh për lodhjen e ushtrisë sioniste nga vazhdimi i luftës kundër Gazës, kanali televiziv izraelit “Kan” së fundmi njoftonte dhe shkruante se kjo luftë vazhdon ndërkohë që ushtarët izraelitë nuk janë më në gjendje të luftojnë.

Sipas këtij raporti, këtë vit 900 ushtarë me grada kapiten dhe major kanë kërkuar largimin nga ushtria, ndërkohë që ky numër, në vitet e kaluara, ka qenë 100 deri në 120 persona.

Ky kanal televiziv sionist e quajti rritjen e ndjeshme të kërkesave për tërheqje nga shërbimi ushtarak, jo vetëm krizë të ushtrisë, por edhe krizë të regjimit izraelit dhe deklaroi se kjo çështje është shqetësuese.