Vazhdon indiferentizmi i Perëndimit / Rritje të krimeve sioniste në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160634-vazhdon_indiferentizmi_i_perëndimit_rritje_të_krimeve_sioniste_në_gaza
Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi: "Numri i viktimave nga sulmet e regjimit pushtues në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 39 mijë e 90 dëshmorë dhe 90 mijë e 147 persona të plagosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2024 16:47 Europe/Tirane
  • Vazhdon indiferentizmi i Perëndimit / Rritje të krimeve sioniste në Gaza

Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi: "Numri i viktimave nga sulmet e regjimit pushtues në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 39 mijë e 90 dëshmorë dhe 90 mijë e 147 persona të plagosur.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës bëri të ditur se në sulmet e reja të regjimit sionist në qytetin Khan Yunis gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë dëshmorë 89 persona, janë plagosur 263 të tjerë dhe janë zhdukur 68 të tjerë. Shumë njerëz janë bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit nuk po arrijnë dot t'i nxjerrin prej rrënojave.

Gjatë këtyre 24 orëve, ushtria pushtuese e regjimit sionist ka bombarduar dhe shkatërruar 13 shtëpi mbi kokat e banorëve dhe në 130 sulme të kryera në Khan Yunis ka shkatërruar 190 shtëpi dhe ndërtesa.

Në të njëjtën kohë, luftëtarët e Rezistencës palestineze kryen operacione të suksesshme kundër forcave sioniste dhe u shkaktuan atyre goditje fatale.

Gjithashtu "Brigadat Kuds" njoftuan: "Goditëm dhe shkatërruam qendrat e grumbullimit të armikut sionist në aksin Netzarim."