Sërish kryevepra "HudHud" e Hezbollahut
Droni “HudHud” i Hezbullahut, i cili më parë kishte sfiduar sistemet mbrojtëse të regjimit sionist me disa operacione të suksesshme, mblodhi edhe një herë imazhe të reja informacioni nga territoret e pushtuara.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar median luftarake të Hezbollahut, Hezbollahu i Libanit publikoi sot një pjesë tjetër të operacionit zbulues të dronit HudHud mbi bazën Ramat David në veri të territoreve të pushtuara.
Kjo video përmban informacione delikate nga kjo bazë e ushtrisë izraelite. Në videon e regjistruar nga droni HudHud vihet re qartë vendndodhja e saktë e hangarëve të dronëve dhe avionëve luftarakë, qendra e komandës, vendndodhja e sistemeve të Kupolës së Hekurt dhe e atyre të furnizimit me karburant të avionëve luftarakë.
Një burim pranë Hezbollahut të Libanit i tha rrjetit Al-Jazeera në lidhje me këtë: "Imazhet e regjistruara nga droni HudHud janë të ditës së martë."
Në këtë drejtim, media luftarake e Rezistencës Islamike Libaneze gjithashtu, në lidhje me këtë njoftoi: "Rezistenca është e aftë të shënjestrojë çdo gjë që regjistron me kamera."
Kjo media njoftoi gjithashtu: "Droni HudHud arriti të shkojë i sigurt në qiellin e Palestinës së pushtuar dhe të kthehet me sukses dhe kjo do të jetë një pikë diskutimi dhe pikëpyetjeje për sistemin ushtarak izraelit."
Më herët, Hezbollahu i Libanit kishte publikuar dy video të operacioneve të suksesshme të zbulimit nga ana e dronit HudHud në qiejt e Palestinës veriore të pushtuar.