Martirizohen shtatë palestinezë në sulmet ajrore izraelite në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160754-martirizohen_shtatë_palestinezë_në_sulmet_ajrore_izraelite_në_gaza
Burimet e lajmeve njoftuan për martirizimin e shtatë palestinezëve në sulmet ajrore të regjimit sionist në Gaza.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2024 07:09 Europe/Tirane
  • Martirizohen shtatë palestinezë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Burimet e lajmeve njoftuan për martirizimin e shtatë palestinezëve në sulmet ajrore të regjimit sionist në Gaza.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në jug të kampit Nusirat që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës, si pasojë e së cilës pesë palestinezë, përfshirë tre fëmijë, ranë dëshmorë dhe disa u plagosën. Sipas këtij raporti, 2 palestinezë kanë mbetur dëshmorë dhe 2 të tjerë janë plagosur në sulmin e një droni të regjimit sionist në zonën Mosabh, që ndodhet në veri të Rafahut në jug të Gazës. Sipas statistikave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, numri i dëshmorëve të luftës kundër Gazës është rritur në më shumë se 39 mijë dhe numri i të plagosurve në më shumë se 90 mijë. Më shumë se 10,000 njerëz janë ende të zhdukur dhe nën rrënojat e Rripit të Gazës. Për t'iu kundërpërgjigjur operacionit "Stuhia Al-Aksa", për të kompensuar dështimin e vet dhe për të ndalur operacionet e rezistencës, regjimi sionist ka mbyllur kalimet në Rripin e Gazës dhe po bombardon këtë zonë. Këto krime bënë që autoritetet e Tel Avivit të paraqiten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me akuzën e "gjenocidit".