Arrestohet një tjetër mafioz ndërkombëtar i drogës në Turqi
Policia turke arrestoi një tjetër drejtues të mafias ndërkombëtare të drogës.
Gjatë këtij operacioni, i cili u krye mbrëmjen e djeshme në Stamboll, Aleksander Xh. i cili kërkohej nga policia ndërkombëtare (Interpol) është arrestuar.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar duke publikuar një mesazh në rrjetin social X: "Aleksander Xh. akuzohet për trafik droge në Suedi dhe është anëtar i një bande kriminale ndërkombëtare, i cili u arrestua nga policia në Stamboll mbrëmë pas zbatimit të një operacioni të fshehtë nga forcat e Organizatës së Inteligjencës Turke (MIT)."
Duhet theksuar se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Turqi janë arrestuar të paktën 27 kriminelë apo kontrabandistë ndërkombëtarë nga vendet e huaja.
Prania e drejtuesve të mafias ndërkombëtare në Turqi është kthyer në një sfidë të madhe për Turqinë.