Sulmohet një bazë ushtarake amerikane në Siri
Për herë të tretë në Siri u godit një bazë ushtarake amerikane.
Herë pas here, Siria është dëshmitare e sulmeve në bazat ku është vendosur ushtria amerikane; Ndër këto baza që janë shënjestruar nga dronët e panjohur dhe raketat tokë-tokë, mund të përmendim bazën Al-Tanf dhe bazën Al-Malikieh në kufirin me Irakun, si dhe një bazë në provincën Al-Hasaka dhe Al-Shadadi. Sipas kanalit televiziv të Libanit Al-Mayadeen, baza ushtarake amerikane në fushën e gazit Koniko në periferinë lindore të Deir Ezzor u shënjestrua nga një raketë për herë të tretë në 24 orët e fundit dhe zhurma e disa shpërthimeve të forta u dëgjua nga brenda kësaj baze. Pas këtij sulmi u ngritën avionë dhe helikopterë ushtarakë amerikanë. Deri më tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Me fillimin e luftës së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe bombardimeve të vazhdueshme të zonave rezidenciale, arsimore dhe mjekësore të këtij rajoni nga bombarduesit e këtij regjimi, secili prej grupeve të rezistencës islame në rajon ka marrë përgjegjësinë për të mbështetur popullin e shtypur të Gazës. Ndërkohë, grupet irakiane më shumë se njëqind herë kanë shënjestruar bazat amerikane në Irak dhe Siri dhe i kanë bërë amerikanët të kuptojnë se kostoja e mbështetjes së regjimit sionist në vrasjen e popullit të Gazës është shumë e lartë.