Rezistenca Islamike e Libanit mohoi akuzat për sulmin në Mexhdel Shems
Regjimi sionist ka pretenduar se zona “Mexhdel Shems” në Golanin e pushtuar të Sirisë ka qenë objektivi i një sulmi raketor të Hezbollahut të Libanit, ku deri më tani janë vrarë 12 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë.
Kjo, ndërkohë që Rezistenca Islamike e Libanit, nëpërmjet një deklarate e ka mohuar kategorikisht një sulm të tillë duke theksuar se ky grup nuk ka asnjë lidhje me këtë sulm dhe e mohon atë.
Nga ana tjetër, uebfaqja amerikane e lajmeve Axios, duke cituar një zyrtar amerikan, theksoi se Hezbollahu ka bërë të ditur se shkaku i incidentit në zonën Mexhdel Shems në Golanin e pushtuar sirian ishte një raketë kundërajrore izraelite.
Një nga forcat e ndihmës emergjente izraelite tha gjithashtu se disa dëshmitarë okularë besojnë se një raketë mbrojtëse izraelite ishte shkaku i shpërthimit, por ky person nuk pranoi një intervistë me video nga frika e arrestimit.
Në të njëjtën kohë, disa burime kanë raportuar mëngjesin e së dielës se regjimi sionist ka bombarduar pesë fshatra në jug të Libanit. Në këto sulme u bombarduan gjithashtu edhe fshatrat Kfarkala, zonat përreth fshatit al-Burxh al-Shomali dhe fshati Tajr Harfa.