Baza “Al-Baghdadi” e regjimit sionist nën zjarrin e Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160828-baza_al_baghdadi_e_regjimit_sionist_nën_zjarrin_e_hezbollahut
Lëvizja Hezbollah e Libanit njoftoi për një sulm raketor në bazën "Al-Baghdadi" të regjimit sionist, në shenjë hakmarrjeje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2024 17:26 Europe/Tirane
  • Baza “Al-Baghdadi” e regjimit sionist nën zjarrin e Hezbollahut

Lëvizja Hezbollah e Libanit njoftoi për një sulm raketor në bazën "Al-Baghdadi" të regjimit sionist, në shenjë hakmarrjeje.

Sipas rrjetit televiziv "Al-Mayadeen", Lëvizja Hezbollah njoftoi nëpërmjet një deklarate të hënën se baza "Al-Baghdadi" në veri të Palestinës së pushtuar u vu në shënjestër të një sulmi me raketë.

Në deklaratën e Hezbollahut të Libanit thuhet: "Në mbështetje të kombit të qëndrueshëm palestinez në Rripin e Gazës dhe në shenjë mbështetjeje për rezistencën e tij heroike e të ndershme dhe gjithashtu në përgjigje të agresionit dhe terrorit të kryer nga armiku sionist në qytezën Shakra, sot të hënën, luftëtarët e Hezbollahut sulmuan bazën Al-Baghdadi me dhjetëra raketa."

Nga ana tjetër, mediat e regjimit sionist raportuan për një shpërthim në afërsi të qytezës Kiryat Shmona, që ndodhet në veri të Palestinës së pushtuar, si pasojë e një sulmi me dron.

Sipas këtyre raportimeve mediatike, ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të vënë nën kontroll edhe katër zjarre në lartësitë Ramim, në kryqëzimin Goma, si pasojë e raketave të lëshuara nga Libani.

Këto sulme ndodhën pasi ushtria sioniste plagosi 2 persona në një sulm me dron ndaj një automjeti në rrugën lidhëse mes zonave Mejs el-Xhebel dhe Shakra në jug të Libanit.

Në një tjetër sulm me dron, pothuajse në të njëjtën zonë, ushtria e regjimit sionist ka sulmuar një motoçikletë, si pasojë e të cilit një person ka mbetur dëshmor dhe dy të tjerë janë plagosur. Një prej të plagosurve në këtë sulm është një fëmijë.