Hezbollahu i Libanit ka konfirmuar martirizimin e Fuad Shukrit
Hezbollahu i Libanit njoftoi: “Fuad Ali Shukr, komandanti i lartë i kësaj lëvizjeje, ka rënë dëshmor në sulmin terrorist të regjimit pushtues sionist në periferinë jugore të Bejrutit."
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Hezbollahu i Libanit nëpërmjet publikimit të një deklarate, duke vënë në dukje rolin e shquar të Fuad Shukrit në xhihadin kundër regjimit sionist dhe mbrojtjen e aspiratave të Palestinës, ka theksuar se veprimi i regjimit sionist është një krim i madh.
Më tej, në deklaratë bëhet e ditur mbajtja e ceremonisë së varrimit të këtij komandanti të madh të Rezistencës Islame të Libanit në periferinë e Bejrutit të enjten dhe shtohet se në këtë ceremoni do të mbajë një fjalim Sejid Hasan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit.
Të martën mbrëma, në një sulm ajror ndaj një ndërtese banimi në zonën e periferisë jugore (Dahije Xhenubije) të Bejrutit, regjimi sionist vuri në shënjestër të një operacioni terrorist martirin Fuad Shukr, komandantin e lartë të lëvizjes Hezbollah të Libanit, duke gjuajtur tre raketa.