Netanyahu vendos të shkarkojë Gallant nga Ministria e Luftës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160990-netanyahu_vendos_të_shkarkojë_gallant_nga_ministria_e_luftës
Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, do të vendosë për shkarkimin e Yoav Gallant, ministrit të Luftës së këtij regjimi.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Gusht 03, 2024 09:21 Europe/Tirane
  • Netanyahu vendos të shkarkojë Gallant nga Ministria e Luftës

Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, do të vendosë për shkarkimin e Yoav Gallant, ministrit të Luftës së këtij regjimi.

Kanali 12 i regjimit sionist pretendoi se Netanyahu planifikon të emërojë Gideon Sa'er, një anëtar i Knesset, në postin e Ministrit të Luftës në vend të Gallantit. Më parë, gazeta në gjuhën hebraike Ma'ariv shkroi: Ministrat e Likud kanë akuzuar Gallantin se po përpiqet të rrëzojë kabinetin e Netanyahut. Sipas këtij raporti, ministrat e partisë Likud po përpiqen të largojnë Gallantin dhe në vend të tij të emërojnë "Gedon Sa'er" që është anëtar i "Knesset" (Parlamenti i regjimit sionist). Më herët, gazeta sioniste Yedioth Aharonot raportoi se kishte mosmarrëveshje midis Netanyahut dhe krerëve të organizatës së sigurisë së brendshme izraelite të njohur si Shabak dhe organizatës spiune izraelite Mossad për negociatat indirekte me rezistencën palestineze për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës dhe për shkëmbimin e robërve. Sipas këtij raporti, mosmarrëveshjet mes Netanyahut dhe krerëve të Mossad dhe Shabak dëshmojnë se kryeministri i regjimit sionist po pengon arritjen e një marrëveshjeje me grupet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e sigurisë së regjimit sionist kanë paralajmëruar për mundësinë e vonesës së përfundimit të marrëveshjes dhe vrasjes së më shumë të burgosurve sionistë gjatë konflikteve në Rripin e Gazës.