Ismail Haniyeh u varros në Katar
(last modified Sat, 03 Aug 2024 07:21:50 GMT )
Gusht 03, 2024 09:21 Europe/Tirane
  • Ismail Haniyeh u varros në Katar

Ceremonia e varrimit të dëshmorit “Ismail Haniyeh” u mbajt të premten më 2 gusht në xhaminë “Mohammed bin Abdul Vehab” në Doha në prani të zyrtarëve të disa vendeve, figurave islame dhe popullit arab, pasi u fal namazi mbi trupin e tij.

Muhamedreza Aref, nënpresidenti i parë i Iranit, ishte gjithashtu i pranishëm në funeralin e Haniyeh në Doha. Në të njëjtën kohë me këtë ceremoni, funerali i tij në mungesë dhe simbolik u mbajt në disa vende të tjera arabe dhe islamike dhe myslimanët zhvilluan demonstrata në shenjë proteste kundër këtij terrori për të cilin është përgjegjës Izraeli. Më parë, grupi Hamas të premten e quajti "dita e zemërimit" dhe ftoi muslimanët në të gjithë botën që të falin namazin në mungesë për dëshmorin Ismail Haniyeh.  Khalid Meshaal, një nga liderët e Hamasit, i cili ishte në këtë ngjarje, tha: Rruga e nisur nga Haniyeh do të vazhdojë. Mijëra njerëz ishin të pranishëm në këtë ceremoni dhe brohoritën slogane në mbështetje të popullit palestinez. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe drejtues të grupit Fatah, grupi qeverisës i Autoritetit Autonom Palestinez në Bregun Perëndimor. Në të njëjtën kohë, muslimanët në vende të ndryshme si Indonezia, Turqia, Pakistani, Jordania, Bahreini, Siria dhe Iraku gjithashtu morën pjesë në një ceremoni dhe në mungesë u lutën për Haniyeh.  Haniyeh u martirizua të mërkurën në mëngjes në Teheran. Të enjten, Ajetollah Khamenei, udhëheqësi suprem i revolucionit, bëri një lutje dhe fali namazin për trupin e kreut të zyrës politike të Hamasit në Teheran.