Mbrojtja ajrore e Jemenit rrëzon dronin amerikan MQ-9 Reaper
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161034-mbrojtja_ajrore_e_jemenit_rrëzon_dronin_amerikan_mq_9_reaper
Mbrojtja ajrore e Jemenit ka rrëzuar një tjetër dron amerikan MQ-9 Reaper mbi hapësirën ajrore të Jemenit, mes tensioneve të përshkallëzuara me regjimin izraelit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 04, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Mbrojtja ajrore e Jemenit rrëzon dronin amerikan MQ-9 Reaper

Mbrojtja ajrore e Jemenit ka rrëzuar një tjetër dron amerikan MQ-9 Reaper mbi hapësirën ajrore të Jemenit, mes tensioneve të përshkallëzuara me regjimin izraelit.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Jahja Sarei, tha se njësitë e mbrojtjes ajrore të vendit kishin rrëzuar me sukses dronin amerikan ndërsa po kryente aktivitete armiqësore në hapësirën ajrore mbi provincën jemenase Sa'ada.

Sarei në një deklaratë televizive të dielën tha se mjeti ajror pa pilot ishte shënjestruar me një raketë tokë-ajër të prodhuar në vend.

Sipas tij, ky është droni i shtatë i këtij lloji që mbrojtja ajrore jemenase ka rrëzuar që nga fillimi i operacioneve në mbështetje të popullit të pambrojtur palestinez në Rripin e Gazës.

Gjithashtu, njësitë detare dhe raketore të Forcave të Armatosura të Jemenit kryen një operacion të përbashkët ushtarak në të cilin shënjestruan anijen “Groton” në Gjirin e Adenit me disa raketa balistike dhe goditja ishte e saktë, tha ai.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit shtoi se anija ishte në shënjestër sepse kompania që e zotëron kishte shkelur vendimin e Jemenit për të ndaluar hyrjen në portet e Palestinës së pushtuar.