19 të plagosur teksa Hezbollahu gjuan dronë në objektivat izraelite
Lëvizja e rezistencës e Libanit, Hezbollah, tha se luftëtarët e saj kanë gjuajtur një grup dronësh në veri të territoreve të pushtuara si hakmarrje për sulmet e Izraelit në Liban.
Hezbollahu tha në një deklaratë të martën se nisi një sulm ajror me një skuadron dronësh vetëvrasës që synonin dy pozicione ushtarake izraelite në Nahariya.
Zyrtarët mjekësorë të Izraelit thanë se 19 persona u evakuuan në spitalin në Nahariya, njëri në gjendje kritike.
Ndërsa ushtria e regjimit sionist pranoi se një numër dronësh u qëlluan drejt pozicioneve të saj të martën, por ata mundën të kapnin vetëm një nga dronët.
Sipas ekspertëve ushtarakë, arsyeja që Kupola e Hekurt e Izraelit nuk ishte në gjendje të rrëzonte më shumë se një dron, pasqyron faktin se lëvizja e rezistencës libaneze po bëhet më e sofistikuar.