Hezbollahu vazhdon operacionet e tij kundër dhe bazave ushtarake izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161232-hezbollahu_vazhdon_operacionet_e_tij_kundër_dhe_bazave_ushtarake_izraelite
Të shtunën, Rezistenca Islamike në Liban, Hezbollah, kreu disa operacione kundër objektivave që i përkisnin ushtrisë okupatore izraelite në kufirin me Palestinën e pushtuar, si pjesë e mbështetjes për popullin dhe Rezistencën në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 10, 2024 17:27 Europe/Tirane
  • Hezbollahu vazhdon operacionet e tij kundër dhe bazave ushtarake izraelite

Të shtunën, Rezistenca Islamike në Liban, Hezbollah, kreu disa operacione kundër objektivave që i përkisnin ushtrisë okupatore izraelite në kufirin me Palestinën e pushtuar, si pjesë e mbështetjes për popullin dhe Rezistencën në Gaza.

Sipas kanalit Al-Mayadeen, Rezistenca Libaneze konfirmoi se kishte vënë në shënjestër me raketa, një grumbullim të ushtarëve izraelitë në Tal Shaar, duke njoftuar se ata ishin goditur drejtpërdrejt.

Luftëtarët e Hezbollahut shënjestruan me predha artilerie zonën al-Malikiyah, duke e goditur atë drejtpërdrejt.

Më herët gjatë ditës, grupi i rezistencës nisi një sulm ajror me një dron sulmues që synonte pajisjet e spiunazhit në zonën Ramia, duke çuar në shkatërrimin e tyre.

Nga ana e tij, korrespondenti i Al-Mayadeen në Libanin jugor njoftoi se zjarri i drejtpërdrejtë i nisur nga Libani kishte goditur një objektiv izraelit pranë kazermës Branit.

Mediat izraelite konfirmuan se “sirenat e alarmit ranë në zonën al-Malikiyah, në Galilenë perëndimore, në kufirin me Libanin”.

Ngjarjet e fundit kanë treguar konfuzionin me të cilin përballet Izraeli në Frontin Verior, gjë që pranohet nga zyrtarët izraelitë dhe mediat izraelite.