Kushtet e reja të Netanyahut për negociatat për armëpushim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161358-kushtet_e_reja_të_netanyahut_për_negociatat_për_armëpushim
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur tre kushte për negociatat e ardhshme për armëpushim, të cilat janë planifikuar të mbahen të enjten në Doha.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2024 06:34 Europe/Tirane
  • Kushtet e reja të Netanyahut për negociatat për armëpushim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur tre kushte për negociatat e ardhshme për armëpushim, të cilat janë planifikuar të mbahen të enjten në Doha.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, kanali televiziv Channel 13 i regjimit sionist raportoi se në prag të fillimit të një raundi të ri negociatash për shkëmbimin e të burgosurve dhe armëpushimin në Rripin e Gazës, Benjamin Netanyahu ka shpallur edhe një herë disa kushte të reja.

Sipas këtij raporti, Netanyahu kërkoi lirimin e menjëhershëm të 33 të burgosurve të gjallë të regjimit sionist, gjithashtu ai kërkoi nga negociatorët e tij që mendimi i këtij regjimi për identitetin e të burgosurve palestinezë të kërkuar nga Hamasi të jetë kriteri kryesor për lirimin, si dhe të përcaktohet mekanizmi i kthimit të palestinezëve në zonat e tyre të banimit në veri të Rripit të Gazës.

Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ndërmjetës të negociatave indirekte midis lëvizjes Hamas dhe regjimit izraelit, së fundmi, nëpërmjet një deklarate ftuan regjimin izraelit dhe lëvizjen Hamasi për të rifilluar negociatat e armëpushimit më 15 gusht në Doha ose Kajro.

Deri më tani, negociatat ndërmjet Hamasit dhe regjimit sionist me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe të Katarit, si dhe pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e armëpushimit në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve mes dy palëve, nuk kanë arritur asnjë rezultat.

Familjet e të burgosurve të regjimit sionist gjithashtu fajësojnë Netanyahun dhe e konsiderojnë atë shkaktar të pengesave në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit me lëvizjen Hamas.