Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor
Regjimi sionist ka kryer sulme ajrore kundër zonave në jug të Libanit.
Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan qytetin Taybeh dhe një zonë midis Haddatha dhe al-Tayri në Libanin jugor, raportoi të mërkurën rrjeti informativ libanez Al Mayadeen.
Nuk pati raportime për viktima apo dëme të mundshme pas sulmeve.
Ky sulm erdhi disa orë pasi lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah lëshoi dhjetëra raketa kundër bazave ushtarake izraelite në veri të Palestinës së pushtuar.
Hezbollahu, me qëllim uljen e presioneve të sionistëve ndaj grupeve të rezistencës në Gaza, ka ndërmarrë operacione të rënda kundër bazave të regjimit izraelit në tokën palestineze që nga fillimi i luftës së Gazës, tetorin e kaluar.