Arrestohet një numër spiunësh të regjimit sionist në Rripin e Gazës
(last modified Thu, 15 Aug 2024 08:25:27 GMT )
Gusht 15, 2024 10:25 Europe/Tirane
  • Arrestohet një numër spiunësh të regjimit sionist në Rripin e Gazës

Një zyrtar në Ministrinë e Brendshme Palestineze njoftoi për arrestimin e një numri personash që kishin bashkëpunim inteligjent me regjimin sionist në Gaza.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, rrjeti televiziv Al-Jazeera i Katarit citoi një zyrtar, i cili nuk e bëri të ditur emrin e tij, dhe shtoi: "Agjencitë e sigurisë në Rripin e Gazës arrestuan një numër personash që kishin kontakte me regjimin izraelit gjatë luftës aktuale, kishin bashkëpunim në fushën e inteligjencës me këtë regjim kriminal dhe aktualisht janë nën hetim."

Al-Jazeera duke e cituar atë, më tej shtoi se forcat e regjimit pushtues izraelit kanë shtuar përpjekjet e tyre për të futur në kurthin e tyre të inteligjencës banorët e Gazës, në mënyrë që të mbledhin informacione për Rezistencën palestineze.

Ai theksoi se autoritetet e regjimit okupator izraelit kontaktuan një numër njerëzish dhe i kërcënuan ata se nëse nuk bashkëpunojnë me ta, do t'i bombardojnë shtëpitë e tyre dhe do t'ua vrasin familjarët.

Ky zyrtar palestinez i sigurisë theksoi se agjencitë e sigurisë së Gazës po përballen me aparatin e inteligjencës së regjimit pushtues dhe metodat e tij dhe kërkoi nga banorët e rajoneve të ndryshme të Rripit të Gazës që të kenë kujdes nga metodat dhe mashtrimet e armikut sionist.

Regjimi izraelit, i cili deri më tani ka pësuar disfata ushtarake dhe politike për shkak të rezistencës heroike të popullit të Gazës, iu drejtua metodave të reja për të nxitur palestinezët kundër forcave të Rezistencës nën hijen e bllokadës së ashpër të vendosur në të njëjtën kohë me 310 ditë luftë shkatërruese kundër banorëve të Gazës.