Marshim i gjerë i popullit jemenas në mbështetje të popullit palestinez
(last modified 2024-08-16T16:48:28+00:00 )
Gusht 16, 2024 18:48 Europe/Tirane

Njerëzit e rajoneve të ndryshme të Jemenit theksuan mbështetjen e tyre për kombin palestinez duke mbajtur një marshim milionësh.

Sipas IRNA, miliona jemenas në Sana dhe provinca të tjera të këtij vendi u mblodhën në sheshet kryesore dhe theksuan edhe një herë se qëndrojnë në krah të banorëve të Rripit të Gazës. Banorët e Sanas gjithashtu mbështetën kombin dhe rezistencën palestineze duke u tubuar në sheshin Al-Sabain me kërkesë të Sejid Abdul Malik Badr al-Din al-Houthi, udhëheqësit të Ansarullah. Pjesëmarrësit në këtë marshim, duke dënuar përdhosjen e xhamisë Al-Aksa dhe gjithashtu mosveprimin e disa vendeve arabe dhe islamike ndaj krimeve të regjimit sionist, uruan sulmet me raketa të rezistencës palestineze në zemër të Tel Avivit. Marshuesit jemenas njoftuan se nuk do ta lënë të vetëm kombin palestinez dhe se sulmet e ushtrisë jemenase ndaj trupave të armikut sionist nuk do të ndalen kurrë. Në këtë drejtim, në muajt e fundit, ushtria jemenase ka vënë në shënjestër disa anije sioniste të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab në mbështetje të rezistencës së kombit palestinez në Rripin e Gazës. Forcat e ushtrisë jemenase janë zotuar se do të vazhdojnë të sulmojnë anijet e këtij regjimi apo anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq derisa regjimi sionist të ndalojë sulmet e tij në Gaza.

 

Tags