Hamasi: Negociatat e Dohas ishin një humbje kohe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161460-hamasi_negociatat_e_dohas_ishin_një_humbje_kohe
Hamasi tha se bisedimet e Dohas nuk përfshinin ndonjë përparim në çështjen e armëpushimit dhe ishin vetëm "blerje kohe" për regjimin pushtues.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 17, 2024 09:48 Europe/Tirane
  • Hamasi: Negociatat e Dohas ishin një humbje kohe

Hamasi tha se bisedimet e Dohas nuk përfshinin ndonjë përparim në çështjen e armëpushimit dhe ishin vetëm "blerje kohe" për regjimin pushtues.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit, me përfundimin e raundit të parë të negociatave të Dohas për armëpushimin në Gaza, megjithëse të tre vendet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjipti dhe Katari, e kanë vlerësuar pozitivisht atmosferën e negociatave, zyrtarët e Hamasit kanë një opinion të ndryshëm.

Në lidhje me këtë, një zyrtar i Hamasit u shpreh për rrjetin televiziv Al-Jazeera: "Me sa jemi informuar në lidhje me rezultatet e takimit të Dohas; ai nuk përfshin detyrimet e takimit të 2 korrikut."

Gjithashtu, agjencia palestineze e lajmeve Shihab citoi një udhëheqës të Hamasit dhe shkroi: "Nuk u vu re asnjë përparim i ri në negociatat në Doha. Ajo që ndodhi në Doha ishte një humbje kohe dhe një përpjekje për të shmangur tensionin ekzistues në rajon; Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk duan një zgjidhje reale që çon në një marrëveshje armëpushimi."

Raundi i ri i negociatave për armëpushimin u mbajt në Doha të enjten dhe të premten, më 15 dhe 16 gusht. Negociata, në të cilat nuk përmendet prezenca e ndonjë prej përfaqësuesve të Hamasit, ndërkohë që Hamasi zyrtarisht ka bërë të ditur se nuk ishte i gatshëm të merrte pjesë në këtë takim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Egjipti njoftuan në një deklaratë të përbashkët të premten se këto bisedime do të rifillojnë në fund të javës së ardhshme në kryeqytetin egjiptian, Kajro, që të arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

Mbrëmë, burime katariane, egjiptiane dhe izraelite e cilësuan atmosferën e konsultimeve si "pozitive". Megjithatë, sipas qarqeve zyrtare izraelite, Benjamin Netanyahu është pengesa kryesore në rrugën e çdo marrëveshjeje.

Në lidhje me këtë, të mërkurën në mbrëmje, më shumë se 100 rabinë hebrenj amerikanë i shkruajtën një letër Netanyahut duke i kërkuar që të pranonte marrëveshjen. Sipas zyrtarëve izraelitë, Netanyahu nuk dëshiron t'i japë fund luftës, në mënyrë që të shpëtojë jetën e tij politike.

Bisedimet dyditore të Dohas po vazhdonin ndërkohë që regjimi sionist vazhdonte të bombardonte Gazën.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza e kontrolluar nga Hamasi njoftoi dje se që nga fillimi i sulmit ushtarak të Izraelit në Gaza, më shumë se 40 mijë palestinezë janë martirizuar në sulmet e regjimit pushtues në këtë rrip.