Martirizohen dy komandantë të Brigadave Al-Kassam
Hamasi njoftoi se dy komandantë të 'Brigadave Al-Kassam', të cilët ishin përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e disa operacioneve të rëndësishme, duke përfshirë shkatërrimin e automjetit Namer të ushtrisë sioniste në Xhenin, ranë dëshmorë.
Sipas rrjetit televiziv të lajmeve Al-Kuds, "Lëvizja Hamas njoftoi se njësia luftarake 'Brigadat Izzuddin Al-Kassam' me krenari informon popullin dhe kombin e vet, si dhe Umetin Arab dhe atë Islamik, se dy nga heronjtë e këtyre brigadave ranë dëshmorë".
Rafet Mahmoud Devasi, komandanti i 'Brigadave Al-Kassam' në provincën Xhenin, nga fshati Al-Sayla al-Harithiya, dhe Ahmed Walid Abu Ara nga fshati Akaba, dy prej luftëtarëve dhe komandantëve të Brigadave Al-Kassam, u martirizuan mbrëmë nga sulmi i pabesë i avionëve të regjimit sionist ndaj makinës së tyre në qytetin Xhenin, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Në deklaratën e 'Brigadave Al-Kassam' thuhet: "Deri më tani këta dy dëshmorë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe realizimin e operacioneve të ndryshme, duke përfshirë shpërthimin e një autoblindi “Namer” në kampin e Xheninit më 27 qershor dhe një pritë në rrugën e një automjeti të ushtrisë pushtuese në 23 korrik, si dhe operacionin e 11 gushtit.
'Brigadat Al-Kassam' theksojnë se gjaku i komandantëve të saj dëshmorë lajmëron vetëmse rrjedhjen e gjakut lumë në regjimin pushtues nëpërmjet zbatimit të një sërë operacionesh të avancuara në duart e forcave luftarake të 'Brigadave Al-Kassam' nga të gjitha krahinat e Bregut Perëndimor të pushtuar.
Që nga operacioni "Stuhia Al-Aksa", zona të ndryshme të Bregut Perëndimor kanë qenë dëshmitare të operacioneve dhe konfrontimeve midis forcave të Rezistencës palestineze dhe forcave pushtuese të regjimit të Kudsit dhe kolonëve sionistë. Zyrtarët e këtij regjimi janë të shqetësuar për zgjerimin e operacioneve të lartpërmendura dhe kthimin e tyre në një luftë gjithëpërfshirëse.