Netanyahu refuzon të takohet me ministrin e Jashtëm britanik
Mediat e regjimit sionist raportuan se kryeministri i këtij regjimi, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar të takohet me ministrin e Jashtëm britanik, i cili së fundmi kishte vizituar Palestinën e pushtuar.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia palestineze e lajmeve Sama News, kanali televiziv Channel 13 i regjimit sionist raportoi se Benjamin Netanyahu refuzoi të takonte ministrin e Jashtëm britanik, David Lammy, të premten mbrëma.
Sipas këtij raporti, pas zemërimit të kabinetit të regjimit sionist me qeverinë britanike për mosprotestën ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës për ndjekjen e mundshme penale të liderëve të këtij regjimi me akuzën e gjenocidit në Gaza, Netanyahu ka refuzuar të takohet me ministrin e Jashtëm britanik.
Gjatë ditëve të fundit, ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné dhe ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, vizituan njëkohësisht territoret e pushtuara.
Dosja e krimit të regjimit sionist është në gjendje aktive në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, njoftoi më 20 maj se gjykata po kërkon të lëshojë një urdhër arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Luftës të regjimit sionist, Yoav Gallant.
Pas ankesës së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe bashkimit të një numri vendesh të tjera në këtë ankesë, një tjetër dosje kundër regjimit sionist është aktualisht në pritje të shqyrtohet në këtë gjykatë.