Netanyahu po shkatërron shanset për armëpushim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i161560-netanyahu_po_shkatërron_shanset_për_armëpushim
Sekretari i Përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze Mustafa Barghouti ka thënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkatërruar edhe një herë mundësinë për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe për shkëmbimin e të burgosurve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 19, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • Netanyahu po shkatërron shanset për armëpushim

Sekretari i Përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze Mustafa Barghouti ka thënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkatërruar edhe një herë mundësinë për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe për shkëmbimin e të burgosurve.

Për sa kohë që SHBA nuk i bëjnë presion Netanyahut, rreziku i një lufte rajonale do të ekzistojë,  tha të hënën Barghouti i cituar nga agjencia e lajmeve Sama.

Ai gjithashtu konsideroi Uashingtonin dhe regjimin sionist përgjegjës për luftën në rajon.

Yair Lapid, lideri opozitar i kabinetit të regjimit sionist, të dielën mbrëma kritikoi ashpër veprimet e Netanyahut për të prishur negociatat dhe për të parandaluar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve izraelitë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Ai tha se Netanyahu po kërkon të shkatërrojë qëllimisht mundësinë për të arritur një marrëveshje për lirimin e të burgosurve.

Nëse Netanyahu kërkon të arrijë një marrëveshje për kthimin e të burgosurve, ai nuk duhet të lëshojë një deklaratë për shtyp çdo tre orë për të krijuar vështirësi për ekipin negociator izraelit, shtoi ai.