Hezbollahu shkatërron pozicionet e regjimit sionist
Hezbollahu i Libanit njoftoi në një deklaratë se të premten se forcat e tij kanë kryer 15 operacione, duke përfshirë sulme me raketa, dronë dhe artileri, duke shkatërruar pozicionet dhe bazat ushtarake të regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Hezbollahu libanez njoftoi se në përputhje me mbështetjen e popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe rezistencën e tij të guximshme dhe në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj civilëve që jetojnë në fshatrat e Libanit jugor, luftëtarët e rezistencës libaneze sulmuan me armët e duhura pajisjet e spiunazhit të shtabit të vëzhgimit ajror në bazat ushtarake Miron , Al-Malkiya, Roisat Alam", Al-Samaka, Ain Zaytim, Al-Matla, Ramim, Hadab Yaron, Al -Abad, Zariit, Yeftah dhe vendbanimin sionist Kiryat Shmouna.
Ky është operacioni më i madh i rezistencës islamike në Liban që prej 35 ditësh kundër bazave të regjimit sionist.
Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist njoftoi të premten se më shumë se 100 predha dhe raketa u lëshuan nga Libani drejt vendbanimeve sioniste.
Që nga fillimi i operacioneve të Hezbullahut në veri të Palestinës së pushtuar, një numër i madh i kolonëve sionistë në këtë rajon janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.