Brigadat Kasam përgëzojnë Hezbollahun për operacionin kundër Izraelit
(last modified Mon, 26 Aug 2024 05:57:36 GMT )
Gusht 26, 2024 07:57 Europe/Tirane
  • Brigadat Kasam përgëzojnë Hezbollahun për operacionin kundër Izraelit

Brigadat Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, ka uruar lëvizjen rezistente të Libanit Hezbollah për operacionin e saj të 25 gushtit kundër regjimit izraelit.

Hezbollahu lëshoi ​​breshëri raketash dhe dronësh drejt objektivave që ndodheshin në pjesën veriore të territoreve të pushtuara palestineze në përgjigje të vrasjes më 30 korrik së Fuad Shukr, një komandant i lartë i Hezbollahut.

Zëdhënësi i Brigadave Kasam, Abu Obeida tha se krahu i armatosur i Hamasit përgëzon operacionin e Hezbollahut dhe vlerëson sakrificat e mëdha të popullit të Libanit dhe luftëtarëve të tij të Rezistencës.

Abu Obeida tha se operacioni i Hezbollahut riafirmoi ndryshimin në realitetin strategjik për Izraelin që nga Operacioni Stuhia Al-Aksa i 7 tetorit.

Ai tha se Izraeli nuk ka siguri nga ndëshkimi dhe nuk ka kufij për mundësinë e goditjes ndaj sionistëve kudo dhe nga çdo front.

Hezbollahu libanez ka thënë se "aktualisht është në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe do të qëndrojë i vendosur dhe vigjilent kundër çdo shkeljeje apo agresioni sionist, veçanërisht nëse dëmtohen civilët, dhe në këtë rast dënimi do të jetë i rëndë dhe shumë i ashpër".

 

Tags