Rreth 2,150 izraelitë u plagosën në sulmet e Hezbollahut
(last modified Tue, 27 Aug 2024 18:13:07 GMT )
Gusht 27, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Rreth 2,150 izraelitë u plagosën në sulmet e Hezbollahut

Mediat e regjimit sionist kanë raportuar se rreth 2,150 izraelitë janë plagosur në sulmet e lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah në veri të Palestinës të pushtuar.

Stacioni televiziv satelitor Al-Manar citoi mediat izraelite që thanë se që nga fillimi i operacionit të Hezbollahut në Palestinën veriore, 1,700 izraelitë të plagosur u trajtuan në qendrën mjekësore Al-Jalil në Nahariya.

Sipas raportit, 450 izraelitë të tjerë të plagosur në sulmet e lëvizjes së rezistencës libanez morën gjithashtu shërbime mjekësore në Qendrën Mjekësore Ziv në Zefat.

Më 25 gusht, Hezbollahu shënjestroi pozicione të rëndësishme në veri të Tel Avivit në fazën e parë të një reagimi hakmarrës ndaj vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Hezbollah njoftoi në një deklaratë të martën se goditi disa pozicione ushtarake izraelite, si dhe vendbanimin Kiryat Shmona në territoret veriore të pushtuara.

Mediat izraelite raportojnë se disa kolonë izraelitë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën.

Grupi i rezistencës libaneze tha gjithashtu se ka goditur drejtpërsëdrejti me një dron të ngarkuar me eksploziv pajisjet e spiunazhit të Izraelit, të cilat u instaluan së fundmi në një vinç përgjatë kufirit.

 

Tags