Lapid: Ushtria izraelite po përballet me krizën më të thellë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i162008-lapid_ushtria_izraelite_po_përballet_me_krizën_më_të_thellë
Kreu i opozitës në Izrael, Yair Lapid në një letër drejtuar ministrave të kabinetit tha se të burgosurit sionistë në Gaza po vriten një nga një dhe ushtria izraelite po përballet me krizën më të thellë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 03, 2024 05:35 Europe/Tirane
  • Lapid: Ushtria izraelite po përballet me krizën më të thellë

Kreu i opozitës në Izrael, Yair Lapid në një letër drejtuar ministrave të kabinetit tha se të burgosurit sionistë në Gaza po vriten një nga një dhe ushtria izraelite po përballet me krizën më të thellë.

Sipas kanalit 12 të televizionit të regjimit sionist, Lapid paralajmëroi kundër rënies së Izraelit në një letër drejtuar ministrave të kabinetit të Benjamin Netanyahut, me përjashtim të ministrit të Sigurisë së Brendshme Itamar Ben Gvir dhe Ministrit të Financave Bezalel Smotrich.

Ai theksoi se të burgosurit sionistë po vriten njëri pas tjetrit nga Hamasi në Gaza dhe se ushtria izraelite po përballet me krizën e saj më të thellë.

Ju jeni përfshirë në krizën dhe fatkeqësinë më të madhe në historinë e Izraelit dhe jeni përgjegjës për të gjitha vendimet e marra nga ky kabinet, shtoi Lapid.

Izraeli u godit nga një grevë e përgjithshme që ka mbyllur bizneset ndërsa zemërimi i publikut vlon kundër Netanyahut për atë që izraelitët e shohin si përpjekje të qëllimshme për të sabotuar një marrëveshje armëpushimi me Hamasin dhe për të parandaluar lirimin e robërve të mbajtur në territorin palestinez.

Greva u thirr nga sindikata më e madhe e punës në Izrael, Histadrut, të dielën, kur protesta masive goditën territoret e pushtuara për dështimin e Netanyahut për të liruar robërit.