Uashingtoni: Izraeli ka të drejtë të operojë në Bregun Perëndimor
Departamenti Amerikan i Shtetit pohoi në një deklaratë se regjimi sionist ka të drejtë të shënjestrojë forcat e rezistencës në Bregun Perëndimor.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi: Ne jemi duke bashkëvepruar me Izraelin, Egjiptin dhe Katarin për të vazhduar negociatat, sepse vendosja e armëpushimit është në interes të Izraelit dhe rajonit.
Uashingtoni në kuadrin e politikave të tij të dyfishta pretendoi: "Izraeli" ka të drejtë të sulmojë forcat e rezistencës në Bregun Perëndimor, por ai duhet t'u përmbahet ligjeve ndërkombëtare. Ne u shpjeguam izraelitëve se operacionet e tyre në Bregun Perëndimor duhet të synojnë "milicinë" dhe të mos jetë një dënim kolektiv.
Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu në një deklaratë se presidenti amerikan Joe Biden shprehu qartë shqetësimet e tij për procesin e negociatave për lirimin e të burgosurve sionistë dhe vendosjen e armëpushimit në Gaza.
Ushtria sioniste ka nisur së fundmi një operacion në shkallë të gjerë kundër zonave në veri të Bregut Perëndimor, duke përfshirë qytetet Jenin, Tubas Tulkarem, dhe sipas statistikave të fundit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në këto zona janë vrarë 33 palestinezë dhe 140 të tjerë janë plagosur.