Jemenasit rrëzojnë një dron të avancuar amerikan
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi për përgjimin dhe shkatërrimin e një droni amerikan “M-Q9” në qendër të Jemenit.
Jahya Saree, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, të shtunën në mbrëmje njoftoi se një dron i avancuar amerikan MQ-9 u kap dhe u rrëzua në qiellin e provincës Marib në qendër të Jemenit. Jahya Saree tha se ky është droni i tetë amerikan i këtij lloji që është kapur dhe rrëzuar që nga fillimi i operacioneve në Jemen në mbështetje të Gazës. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit shtoi: "Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrat tona të xhihadit për të ndihmuar popullin e shtypur palestinez dhe për të mbrojtur Jemenin. Forcat e armatosura të Jemenit do të vazhdojnë të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse për t'u përballur me agresionin amerikano-britanik." Më 29 maj, jemenasit rrëzuan gjithashtu një dron amerikan "M-Q9" në provincën Marib dhe më pas publikuan videon e tij. Sipas burimeve jemenase, forcat e armatosura të këtij vendi kanë rrëzuar shumë herë dronë të tipit "M-Q9", ndërsa ky lloj droni konsiderohet si një nga dronët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në zonën operative të CENTCOM, qendër e cila mban barrën kryesore të operacioneve sulmuese dhe zbuluese të ushtrisë amerikane.