Hamasi: Izraeli duhet të presë surpriza në Bregun Perëndimor
Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se Mohammad Zaif, komandanti i përgjithshëm i Kataib al-Qassam, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shtoi se Izraeli duhet të presë surpriza në Bregun Perëndimor.
Sipas agjencisë së Lajmeve Fars, Osama Hamdan, një anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), në një intervistë për "Al Jazeera" foli në lidhje me zhvillimet aktuale në Bregun Perëndimor dhe tha se pushtuesit izraelitë po planifikonin të zhvendosnin 2 milionë palestinezë nga bregu perëndimor dhe ky plan nuk është i rrezikshëm vetëm për palestinezët, por për të gjithë rajonin, duke pasur parasysh mundësinë paqëndrueshmërisë së rajonit. Hamdan theksoi se tensioni aktual në Bregun Perëndimor nuk mund dobësojë masat e rezistencës. Ky zyrtar i lartë i Hamasit vazhdoi duke thënë se Izraeli duhet të jetë në pritje të surprizave në Bregun Perëndimor. Ditët në vijim do të tregojnë se Bregu Perëndimor do të jetë ndryshe nga çfarë pushtuesit mendojnë. Bregu Perëndimor do të hapë arkivolin për pushtuesit, tha ai.