UNRWA: Pavarësisht sabotimeve, vaksinimi në Gaza po shkon mirë
Drejtori i UNRWA njoftoi se fushata mbarëkombëtare e vaksinimit në Gaza po i afrohet qëllimeve të saj.
Sipas agjencisë së lajmeve Al Jazeera, me gjithë angazhimin e regjimit sionist për të zbatuar paqen dhe për të ndalur përkohësisht sulmet për të vaksinuar kështu fëmijët e Gazës, Tel Avivi, me brutalitetin e tij, tani për jetën e civilëve palestinezë është bërë një virus më i rrezikshëm se poliomieliti. Philip Lazzarini, drejtor i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez (UNRWA ) njoftoi: Pavarësisht ngjarjes së rëndë mbrëmë; Ekipet e ndihmës së UNRWA në veri të Gazës vaksinuan 77,000 fëmijë kundër virusit të poliomielitit. Tani jemi më afër qëllimit tonë për një fushatë vaksinimi mbarëkombëtare në Gaza. Mbrëmë, forcat izraelite për disa orë ndaluan autokolonën e OKB-së në veri të Gazës. Kjo kolonë transportonte një numër të stafit të OKB-së, të cilët ishin përgjegjës për vaksinimin e fëmijëve. Deri më tani, 446 mijë fëmijë palestinezë janë vaksinuar kundër kësaj sëmundjeje. Procesi i vaksinimit filloi të dielën e kaluar nga qendra e Gazës dhe më pas punonjësit shëndetësorë të UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë shkuan në jug të Gazës për të vazhduar zbatimin e planit.