Vazhdojnë protestat kundër Netanyahut
(last modified Fri, 13 Sep 2024 19:14:25 GMT )
Shtator 13, 2024 21:14 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

Në territoret e pushtuara vazhdojnë demonstratat protestuese të kolonëve sionistë kundër kryeministrit të këtij regjimi dhe kabinetit të tij.

Kolonët sionistë bllokuan rrugët kryesore të territoreve të pushtuara në shenjë proteste kundër mosnënshkrimit të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me grupet e rezistencës palestineze, përfshirë lëvizjen Hamas, nga Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist dhe kabineti i tij. Familjet e të burgosurve sionistë duan që me anë të marrëveshjes me rezistencën palestineze regjimi sionist të lirojë të burgosurit sionistë të mbajtur nga rezistenca pa humbur kohë dhe me çdo kusht dhe të ndalojë sulmet e kota në Rripin e Gazës, të cilat përveç vrasjes e palestinezëve, çon edhe në vrasjen e këtyre të burgosurve. Më parë, territoret e pushtuara kanë dëshmuar shumë herë demonstrata të ngjashme proteste nga kolonët sionistë.Me vazhdimin e luftës kundër Rripit të Gazës dhe dështimin e regjimit sionist për të arritur ndonjë përfitim ushtarak, kritikat ndaj Benjamin Netanyahu dhe kabinetit të tij në territoret e pushtuara janë intensifikuar.

Tags