Gazeta izraelite: Hezbollahu nuk do të dorëzohet para agresioneve izraelite
(last modified Mon, 16 Sep 2024 18:51:10 GMT )
Shtator 16, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Gazeta izraelite: Hezbollahu nuk do të dorëzohet para agresioneve izraelite

Një gazetë sioniste ka argumentuar se lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollah nuk do të përkulet para akteve të agresionit të Izraelit.

Hezbollah nuk e lejon Amos Hochstein, të dërguarin special të SHBA-së në Liban, të numërojë mbrapsht pasi lëvizja libaneze e rezistencës vepron sikur një boksier profesionist që nuk rrëzohet në ring, tha në një artikull  gazeta Maariv.

Gjatë fundjavës, Hezbollahu gjuajti shumë raketa në qytete të ndryshme, duke përfshirë Safed, Hatzor, Ras Naqkoura dhe Hukok, në Palestinën e pushtuar, tha e përditshmja në gjuhën hebraike.

Hezbollahu njoftoi në një deklaratë të hënën se kishte shënjestruar bazën izraelite Ramia me një raketë të drejtuar dhe asgjësoi pajisjet e spiunazhit atje.

Gjithashtu, luftëtarët e Hezbollahut shënjestruan drejtpërdrejt me raketa bazën Samaka në kodrat e pushtuara Kfar Shuba, tha lëvizja libaneze e rezistencës.

Fotot e publikuara nga disa media sioniste tregojnë se zjarri shpërtheu në një vendbanim izraelit pas lëshimit të raketave të Hezbollahut.

Lëvizja libaneze thotë se operacionet e saj kanë për qëllim mbështetjen e luftëtarëve palestinezë të rezistencës që luftojnë kundër regjimit izraelit brenda Gazës.

 

Tags