Kryeministri irakian: Trupat amerikane nuk janë më të nevojshme në Irak
Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia' al-Sudani tha se forcat ushtarake amerikane dhe të ashtuquajturit këshilltarë të vendosur në baza të ndryshme në të gjithë vendin nuk janë më të nevojshëm dhe duhet të largohen nga toka irakiane, pasi ushtria dhe grupet e rezistencës kundër terrorizmit kanë arritur së bashku të mposhtin Grupi terrorist takfirist ISIS.
“Sot, Iraku në vitin 2024 nuk është i njëjtë me Irakun e vitit 2014. Ne e kemi mposhtur ISIS-in me sakrificat tona dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe miqve. Dhe ne e vlerësojmë këtë”, tha Sudani në një intervistë me Bloomberg Television në Bagdad.
Ai shtoi se nuk ka asnjë justifikim dhe "nuk ka më nevojë për një koalicion prej 86 vendeve. Ne kaluam nga një periudhë luftërash në një periudhë stabiliteti. ISIS nuk përbën kërcënim për shtetin irakian".
Al-Sudani vuri në dukje më tej se ai planifikon të shpallë një afat kohor për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.
Ai deklaroi se e kishte diskutuar këtë çështje me presidentin amerikan Joe Biden kur u takuan në Uashington në prill dhe dy vendet kanë arritur një mirëkuptim për tërheqjen.