Dëmet e shkaktuara në bazën sioniste “Navatim” nga sulmi i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i163288-dëmet_e_shkaktuara_në_bazën_sioniste_navatim_nga_sulmi_i_iranit
Pamjet e publikuara nga Associated Press tregojnë se në sulmin me raketa është goditur një hangar i avionëve në bazën ajrore Navatim i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 03, 2024 19:32 Europe/Tirane
  • Dëmet e shkaktuara në bazën sioniste “Navatim” nga sulmi i Iranit

Pamjet e publikuara nga Associated Press tregojnë se në sulmin me raketa është goditur një hangar i avionëve në bazën ajrore Navatim i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Nga ky rrjet është publikuar një foto në kohën kur qendra e censurës së ushtrisë sioniste po parandalon rrjedhjen e lajmeve për sulmet në këto baza dhe dëmtimet e shkaktuara duke vendosur mjegull mbi bazat e sulmuara nga Garda Revolucionare.  Sulmi raketor i Iranit ka shkaktuar dëme të mëdha në bazën ajrore Navatim në shkretëtirën Negev. Dëmi i shkaktuar në bazën Navatim për shkak të sulmit raketor të Iranit do të ketë një ndikim negativ në mbrojtjen ajrore të Izraelit.