Tetor 05, 2024 21:10 Europe/Tirane
  • Të paktën 814 xhami të shkatërruara gjatë luftës izraelite në Gaza

Ministria e Vakëfeve dhe e Çështjeve Fetare në Rripin e Gazës tha se ushtria izraelite ka shkatërruar qindra xhami gjatë luftës gjenocidale njëvjeçare të regjimit pushtues kundër enklavës së rrethuar palestineze.

Ministria njoftoi në një deklaratë të shtunën se sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar 814 xhami, ndërsa 148 të tjera janë dëmtuar rëndë.

Më tej thuhet se ushtria izraelite ka shkatërruar gjithashtu tre kisha si dhe 19 varreza përveç xhamive, duke shtuar se kostoja financiare e vlerësuar e dëmit në pronat e kësaj ministrie është 350 milionë dollarë.

Ministria e Vakëfeve dhe e Çështjeve Fetare në Rripin e Gazës tha më tej se trupat izraelite kanë përdhosur edhe varret, duke shtuar se ata kanë zhvarrosur trupa dhe kanë kryer akte brutale dhune kundër atyre që kanë vdekur, si dhe kanë vjedhur e dhe gjymtuar eshtrat e tyre.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se 11 objekte administrative dhe arsimore nën autoritetin e kësaj ministrie, që përbënin 79% të strukturave të tilla në Gaza, u shkatërruan.

Ministria e Vakëfeve dhe e Çështjeve Fetare në Rripin e Gazës shtoi se forcat izraelite vranë 238 punonjës të saj dhe arrestuan 19 të tjerë gjatë pushtimit tokësor të Gazës, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë menjëherë për të ndalur luftën e vazhdueshme gjenocidale në Gaza.