Tetor 07, 2024 11:20 Europe/Tirane
  • 15 sulme ajrore kundër periferisë jugore të Bejrutit, Dahiya

Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar mbrëmjen e djeshme të paktën 15 herë periferinë jugore të Bejrutit.

Sipas rrjetit televiziv Al-Alam, avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar ndërtesa banimi dhe pika karburanti në zonat "Saint Therese" dhe "Al-Mekanik" në lagjen Al-Hadath të Bejrutit në shtatë raste gjatë orëve të kaluara.

Për herë të parë, avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan ndërtesat e banimit në zonën Al-Kamatiyah në Jabal Lubnan (Malësinë e Libanit), duke vrarë të paktën gjashtë persona, tre prej të cilëve ishin fëmijë.

Pak orë më parë, avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan zonën “Al-Khiyam” në lagjen Al-Hadath në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiya.

Pak minuta para këtyre sulmeve, ushtria sioniste kishte paralajmëruar banorët e zonës Hadath dhe zonave të tjera në jug të Bejrutit dhe u kishte kërkuar që të largoheshin nga këto zona.

Për shkak të ashpërsisë së sulmeve sioniste, dy spitalet "Saint Therese" dhe "Al-Rasul al-A'zam" në këtë zonë tashmë nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime për pacientët.

Që prej 23 shtatorit, ushtria izraelite ka bombarduar në mënyrë të përsëritur zonat jugore të kryeqytetit libanez.

Këto bombardime kanë shkaktuar qindra dëshmorë e të plagosur, si dhe shumë të tjerë që janë shpërngulur nga këto zona.