Tetor 07, 2024 20:02 Europe/Tirane
  • Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu
    Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu

ParsToday - Një nga arritjet më të rëndësishme të operacionit "Stuhia Al-Aksa" ishte shembja e mitit të pathyeshmërisë dhe mosshpërbërjes së regjimit sionist si institucioni i fundit kolonialist klasik në rruzullin tokësor.

7 tetori i vitit 2023, është një ditë që është shënuar si një pikë kthese në historinë e luftërave kundër kolonializmit në botë. Kjo ditë nuk ishte vetëm një aksion ushtarak, por kishte një kuptim gjithnjë e më të thellë për frontin antikolonialist. Operacioni i nisur nga rezistenca antikolonialiste e Hamasit i quajtur "Stuhia Al-Aksa" ishte më shumë se një betejë fizike; por ishte një mishërim i rezistencës kolektive të një kombi kundër një hegjemonie djallëzore që u shfaq në formën e pushtimit të sionistëve. Ajo që e bëri këtë operacion më të ndryshëm ishin sukseset fondamentale dhe arritjet e tij tronditën themelet e strukturave të hegjemonizmit dhe kolonialiste zvarritës.

Kostot e një kombi për ta çliruar veten nga kolonializmi

Asnjë lëvizje antikolonialiste nuk është pa kosto. Gjatë këtij viti, palestinezët u përballën me gjenocid dhe shpërngulje masive. Më shumë se 42 mijë civilë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u plagosën. Varfëria, uria dhe shkatërrimi i infrastrukturës ishin edhe pasoja të tjera të kësaj rezistence të armatosur. Por nuk duhet të harrojmë se këto sakrifica janë pjesë e kostos që paguan një komb për ta fituar lirinë dhe për t'i dhënë fund kolonializmit e pushtimit. Siç kanë thënë vazhdimisht liderët e rezistencës, kjo luftë ishte një luftë për "ekzistencë"; një luftë për të mbrojtur identitetin dhe ekzistencën e një kombi që është nën pushtimin dhe shtypjen e emigrantëve evropianë dhe perëndimorë për 70 vjet.

Disfata e pariparueshme

Ky operacion u shoqërua me suksese të thella strategjike. Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) arriti t'i jepte goditje të mëdha regjimit sionist në aspektin ushtarak dhe inteligjent dhe ky identitet ushtarak i regjimit u thye. Këto suksese përtej një fitoreje të përkohshme ushtarake, zbuluan gjithashtu çarje të thella në strukturën e pushtetit të Izraelit. Regjimi pushtues sionist, i cili duke u mbështetur në makinën ushtarake amerikane dhe agjencitë e tij të inteligjencës, u përpoq të vendoste sundimin e tij hegjemonist mbi popullin e përvuajtur të Azisë Perëndimore, por tani pësoi një përçarje të thellë për shkak të ndikimit zinxhiror të "Stuhisë Al-Aksa" dhe në vazhdim ka pësuar goditje të njëpasnjëshme si pasojë e sulmeve nga Jemeni, Libani, Iraku dhe Irani.

Ajetullah Khamenei, lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, me të drejtë theksoi se regjimi sionist pas 7 tetorit nuk është më i njëjtë me regjimin e mëparshëm dhe këto goditje janë të pariparueshme.

Zgjimi Botëror

Në nivel ndërkombëtar, ky operacion e ktheu çështjen palestineze në qendër të vëmendjes globale. Në kohën kur më herët janë bërë përpjekje nga disa fuqi globale dhe rajonale për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin jolegjitim sionist dhe për ta lënë në harresë çështjen e Palestinës, "Stuhia Al-Aksa" e vuri edhe një herë këtë çështje në axhendën globale. Kjo shkoi deri në atë masë sa që vende si Algjeria dhe Afrika e Jugut e çuan çështjen e krimeve të regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe opinioni publik i botës, nga Evropa në Amerikë, u mobilizua në favor të veprimit antikolonialist të palestinezëve.

Sukseset ishin të thella dhe fondamentale

Një nga arritjet më të rëndësishme të operacionit "Stuhia Al-Aksa" ishte shembja e mitit të pathyeshmërisë dhe mosshpërbërjes së regjimit sionist si institucioni i fundit i kolonializmit klasik në rruzullin tokësor. Kjo lëvizje masive shkatërroi fuqinë hegjemoniste të këtij entiteti. Një ekzistencë që e konsideronte veten si fuqi të padiskutueshme të rajonit. Ndërkohë, filmat e publikuar paraqiten një pasqyrim të shembjes psikologjike dhe ushtarake të një regjimi të rrezikshëm për botën, i cili për 75 vjet pretendonte epërsi racore si dhe ushtarake dhe inteligjente.

Së fundi, operacioni "Stuhia Al-Aksa" nuk ishte vetëm një operacion i suksesshëm ushtarak, por gjithashtu tregoi se betejat antikolonialiste, edhe në rrethana më të këqija, mund të fillojnë një rrymë themelore dhe të thellë.

 

Tags