Tetor 07, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Hezbollahu nis sulme të reja kundër pozicioneve sioniste

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka kryer katër operacione të reja kundër ushtrisë së regjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara.

Në një deklaratë të hënën, Hezbollahu njoftoi se në mbështetje të kombit të shtypur palestinez në Rripin e Gazës dhe duke mbrojtur Libanin dhe qytetarët e tij, luftëtarët e tij shënjestruan me një breshëri raketash një grumbullim automjetesh dhe personeli të forcave armike izraelite në rajonin Jal Al-Alam, njoftoi rrjeti i lajmeve al-Manar i Libanit.

Gjithashtu, Hezbollahu shënjestroi me një raketë vendbanimin izraelit Kfar Vradim.

Luftëtarët e Rezistencës Islamike bombarduan me një raketë një grumbullim të forcave pushtuese izraelite në Parkun Maroun Al-Ras.

Gjithashtu, luftëtarët e Rezistencës Islamike libaneze shënjestruan me një raketë një grumbullim të forcave armike izraelite pranë qytetit Rmeish, duke kryer një goditje të drejtpërdrejtë.

Më herët gjatë ditës së sotme, luftëtarët e Rezistencës Islamike lëshuan një breshëri raketash në bazën Nimra, një nga instalimet kryesore në rajonin verior të Izraelit, që ndodhet në perëndim të Tiberias.

Gjithashtu, luftëtarët e Hezbollahut bombarduan me një raketë vendbanimin Karmiel.

Burimet mediatike raportuan sulme me raketa të Hezbollahut në Haifa, Acre, Nahariya dhe disa vendbanime dhe baza të tjera sioniste në veri të territoreve të pushtuara.

 

Tags