Tetor 08, 2024 09:54 Europe/Tirane
  • Rezistenca libaneze sulmon me raketa Tel Avivin

Hezbollahu i Libanit sot (e martë), në vazhdimësi të sulmeve ndaj pozicioneve sioniste, ka njoftuar në deklarata të veçanta për sulmet me raketa ndaj dy bazave të pushtuesve dhe një vendbanimi sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Isna, Hezbollahu i Libanit përmes një komunikate njoftoi: "Luftëtarët e Rezistencës Islamike, në mbështetje të popullit të Gazës dhe të Libanit sulmuan në orët e para të kësaj të marte shtabin e artilerisë armike izraelite në Dishon dhe vendndodhjen e forcave armike rreth qytezës Yir'on."

Hezbollahu gjithashtu njoftoi se gjuajti një raketë në bazën Glilot të Njësisë së Inteligjencës Ushtarake 8200 në periferi të Tel Avivit.

Hezbollah shtoi se ka shënjestruar me raketa edhe grumbullimin e forcave pushtuese rreth lokacionit Al-Marxh.

Në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, u njoftua se zhurma e një sirene alarmi për sulm raketor është dëgjuar në Tel Aviv, Glilot dhe në zonat rreth këtyre dy qyteteve.

Të hënën në mbrëmje, Hezbollahu libanez nisi një seri të re sulmesh raketore në zonat në Haifa, Acre dhe Nahariya, në veri të territoreve të pushtuara.

Ushtria pushtuese njoftoi gjithashtu se Hezbollahu lëshoi të hënën rreth 190 raketa nga Libani në drejtim të zonave në veri dhe në qendër të territoreve të pushtuara.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi të hënën: "Që nga fillimi i agresionit sionist kundër Libanit, 2 mijë e 83 libanezë kanë rënë dëshmorë dhe 9 mijë e 869 të tjerë janë plagosur.

Tags