Martirizohet një familjeje 9 anëtarësh në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i163488-martirizohet_një_familjeje_9_anëtarësh_në_rripin_e_gazës
9 anëtarë të një familjeje që jetonte në Rripin e Gazës u vranë nga bombardimet e avionëve luftarakë izraelitë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 09, 2024 05:25 Europe/Tirane
  • Martirizohet një familjeje 9 anëtarësh në Rripin e Gazës

9 anëtarë të një familjeje që jetonte në Rripin e Gazës u vranë nga bombardimet e avionëve luftarakë izraelitë.

Sipas rrjetit informativ IRNA, avionët luftarakë izraelitë mëngjesin e sotëm bombarduan shtëpinë e familjes Al-Farahat në lagjen "Al-Shaja'e" në lindje të qytetit të Gazës. Në këtë bombardim ranë dëshmorë të 9 anëtarët e kësaj familjeje. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, avionët luftarakë izraelitë bombarduan edhe një shtëpi banimi në seksionin e 6-të të kampit “Al Berij” në qendër të Rripit të Gazës. Nga bombardimi i kësaj shtëpie, e cila ishte vendbanimi i katër familjeve, kanë rënë dëshmorë katër qytetarë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Forcat pushtuese kanë rrethuar kampin Jabalia dhe po pengojnë mbërritjen e forcave të ndihmës së shpejtë dhe ambulancave për të transportuar me dhjetëra dëshmorë. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se pushtuesit që nga dje kanë rrethuar spitalin Kamal Advan dhe duke qëlluar me armë në zyrën administrative kërkojnë evakuimin e spitalit brenda 24 orëve. Ndërkohë reporteri i Al Jazeera raportoi se trupat e dhjetëra martirëve janë shpërndarë në tokë në rrugët e kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile deri tani nuk kanë mundur të gjejnë disa prej të zhdukurve nën rrënoja.