Katari hap linjë ajrore për të dërguar ndihma në Liban
(last modified Wed, 09 Oct 2024 06:55:48 GMT )
Tetor 09, 2024 08:55 Europe/Tirane
  • Katari hap linjë ajrore për të dërguar ndihma në Liban

Qeveria e Katarit njoftoi hapjen e një linje ajrore midis Dohas dhe Bejrutit dhe bëri fluturimin e parë që transportonte ndihma humanitare për popullin e Libanit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim, Agjencia e Lajmeve të Katarit mbrëmë njoftoi  se një aeroplan mallrash që i përket forcave të armatosura të vendit që mbante pajisje akomodimi, furnizime mjekësore dhe furnizime me ushqime nga Fondi i Katarit për Zhvillim ka hyrë në Aeroportin e Bejrutit. Ky aeroplan është fluturimi i parë i linjës ajrore të hapur nga qeveria e Katarit për të ndihmuar vëllezërit e në Republikën e Libanit dhe synon të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve të shkaktuar nga zhvillimet e fundit. Në lidhje me këtë, Lolëah bint Rashid Al Khater, Ministër i Shtetit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Katarit, i cili aktualisht ndodhet në Liban, tha: “Kjo linjë e transportit humanitar ajror përfshin dërgimin e ndihmave mjekësore, ushqimore dhe ndihmave të tjera humanitare me qëllim që të ndihmohen institucionet qeveritare libaneze në përballjen me pasojat e sulmeve brutale nga forcat okupuese izraelite. Ai theksoi: Qeveria e Katarit qëndron me vendosmëri pranë Libanit, sovranitetit të tij, institucioneve të tij kombëtare dhe popullit të tij. Agjencia zyrtare e Katarit më tej raportoi se një aeroplan francez mbërriti gjithashtu në Bejrut në të njëjtën kohë me aeroplanin e Katarit, i cili transportonte ndihma humanitare, duke përfshirë pajisje dhe furnizime mjekësore, si dhe pajisje për akomodim të përkohshëm. Ditët e kaluara në aeroportin e Bejrutit kanë hynë shumë aeroplanë me ndihma humanitare nga Egjipti dhe Emiratet. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se kanë nisur fushatën “Emiratet në anën tuaj, Liban” për të mbledhur ndihma humanitare në vlerë prej 100 milionë dollarësh.

Tags