Pretendimi i ministrit izraelit për të nënshtruar vendet arabe
(last modified 2024-10-12T10:31:59+00:00 )
Tetor 12, 2024 12:31 Europe/Tirane

Ministri i Financave i regjimit sionist pohoi qartë se Izraeli dëshiron një shtet hebre që përfshin Jordaninë, Arabinë Saudite, Egjiptin, Irakun, Sirinë dhe Libanin.

Sipas rrjetit informativ Sahab, Bezalel Smotrich, Ministri i Financave i regjimit sionist, në një intervistë në dokumentarin e Arte TV të titulluar "Izraeli: Ekstremistët në pushtet", tha se ai shpreson që kufijtë e Izraelit, sipas Shkrime të shenjta hebreje, të zgjerohen thellë në tokat arabe”.

Smotrich pretendoi: "Sipas mësimeve të të urtëve tanë më të mëdhenj, Jerusalemi (Bejtul Madis) supozohet të zgjerohet deri në Damask; ne duam një shtet hebre që përfshin Jordaninë, Libanin dhe pjesë të Egjiptit, Sirisë, Irakut dhe Arabisë Saudite."

Ky pretendim i regjimit sionist ndodh ndërkohë që ky regjim kriminal ka më shumë se një vit që vret dhe kryen gjenocid në Rripin e Gazës dhe ende nuk ka arritur asnjë nga qëllimet që kishte në fillim të luftës, përfshi shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve, madje këtë luftë ai e ka zgjeruar edhe më shumë në Liban e Siri.

 

Tags