Dhjetëra ushtarë izraelitë vriten në hyrje të një tuneli në Gaza
(last modified Sat, 12 Oct 2024 18:53:28 GMT )
Tetor 12, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Dhjetëra ushtarë izraelitë vriten në hyrje të një tuneli në Gaza

Një grup ushtarësh izraelitë, të cilët tentuan të hynin në një tunel të Hamasit, u bllokuan nga luftëtarët e Rezistencës Palestineze.

Imazhet e transmetuara nga brigadat Al-Kasam, krahu i armatosur i lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, zbuluan të shtunën pasdite, më 12 tetor, se një ngarkesë me eksploziv shpërtheu kur forcat ushtarake izraelite u përpoqën të depërtonin në një tunel në lokalitetin al-Rajan në lindje të Rafahut në jug të Rripit të Gazës.

Helikopterët izraelitë zbarkuan menjëherë në këtë zonë për të evakuuar të vdekurit dhe të plagosurit.

Në një deklaratë tjetër, Brigadat Al-Kasam njoftuan gjithashtu se kishin qëlluar me raketa Yassin-105 mbi dy tanke Merkava dhe një buldozer të tipit D-9 që i përkisnin ushtrisë izraelite, në afërsi të rajonit al-Junaina, në lindje të qytetit Rafah, në pjesën më jugore të Rripit të Gazës.

Përveç kësaj, një tjetër tank izraelit si dhe një transportues i blinduar i personelit u shënjestruan në lagjen al-Tawam, në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Brigadat Al-Kasam gjithashtu arritën të sulmonin një grup prej 15 izraelitësh që përpiqeshin të depërtonin në një shtëpi pranë kampit Jabalia në veri të Rripit të Gazës, duke vrarë disa prej tyre dhe duke lënduar disa të tjerë.

Gjatë 24 orëve të fundit, trupat ushtarake izraelite kanë vrarë 49 civilë palestinezë dhe kanë plagosur 219 të tjerë në pesë masakra të tjera në Gaza.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi të shtunën 42,175 të vdekur dhe 98,336 të plagosur që nga fillimi i agresionit izraelit kundër enklavës së rrethuar palestineze.

 

Tags